Në ShSKUK janë të spitalizuar 216 pacientë nga Covid-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në spitalet rajonale dhe QKUK janë të shtrirë 215 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 1 pacient i negativizuar.

Sipas njoftimit, 141 pacientë janë me oksigjeno-terapi ndërsa në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Nga raportimet e klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme të datës 1 shkurt 2022 rezulton se të shtrirë nga Covid-19 janë 216 pacientë.
215 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 1 pacient i negativizuar. 141pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 88 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 17 pacientë
Spitali i Pejës, 21 pacientë
Spitali i Gjakovës, 19 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 19 pacientë
Spitali i Ferizajt, 6 pacientë
Spitali i Gjilanit, 16 pacientë