Të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale si dhe Autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Kështu për kanë thënë zyrtarë nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës sipas informative që kanë nga terreni.
“Edhe pse pati reshje bore pa ndërprerë, kompanitë e mirembajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për portali ka thënë se kujdes i veçantë po u kushtohet edhe rrugëve që shtrihen lartësi të mëdha mbidetare.
“Ne vartesi nga renditja e prioriteteve bazuar edhe ne kategorizimin e rrugeve, kujdes tjetër i veçant nga Operatorët Ekonomik po u kushtohet edhe rrugëve që shtrihen lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica here pas here”, ka thënë MI.
Për shkak të reshjeve të pandërprera të borës, tutje ministria ka apeluar të gjithë shoferët të iu përshtaten kushteve të rrugëve dhe të jenë të kujdeshëm.