Krijuesja e hitit “Bon bon” është mjaft aktive në Instagram ku sjell imazhe nga më të ndryshmet, po që gjithmonë arrin të marrë vëmendje. E njohur për sharimin, linjat joshëse dhe stilin e veçantë të veshjes, Era nuk ka zhgënjyer as këtë herë teksa solli fotografi në InstaStory.
Me një grim të lehtë në fytyrë dhe flokët e gjata, Era dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse.
Ndryshe, edhe pse nuk ka paralajmëruar akoma publikimin e një projekti të ri, këngëtarja e famshme herë pas here ka postuar foto nga studio muzikore duke lënë të kuptohet se një gjë e tillë pritet të ndodh së shpejti.