32 zyrtarë serbë paguhen nga MAShT-i pa shkuar në punë, kritikohet edhe procesi i blerjes së librave

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Dukagjin Popovci ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të ministrisë, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se numri i të gjeturave është i madh.

Blerjet e librave në vlerë prej 2.1 milionë euro, pagesa e 32 pjesëtarëve serb pa shkuar fare në punë e shumë të tjera, ishin vërejtjet e anëtarëve të këtij Komisioni.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se ka një mal me të gjetura të auditorit, teksa shtoi se kjo nuk mund të arsyetohet.

“Ka një mal me të gjetura shumë, mungesat e kapaciteteve për mbikëqyrje të gjitha këto kanë sjellë të ne opinion të kualifikuar dhe me numrin e të gjeturave nuk ka mundësi që një opinion i tillë të arsyetohet”, u shpreh Bajrami.

Ndërsa Pupovci tha se kanë tentuar që të kontaktojnë me ta, por që sipas tij vetëm tre prej tyre janë përgjigjur.

“Ne kemi hartuar një plan veprimi dhe në momentin e dorëzimit me 23 të gjetjeve, nëntë kanë qenë të zbatuara, ndërsa të tjerat janë në proces. Po e pranoj qe ka edhe dobësi që janë të karakterit arsimor, sepse ne kemi gjashtë universitete publike dhe e ngarkon shumë sistemin tonë financiar. Ne kemi propozuar që këto universitete të pavarësohen. Në lidhje me 32 punonjësit, vërtetë kemi pasur shumë vështirësi. Kemi provuar të kontaktojmë telefon, vetëm 3 janë përgjigjur. Në këtë muaj do t’i qesim pagat në zero në mënyrë që të na paraqiten. Ministria jonë ka më së shumti persona të tillë që janë kaluar me njërën nga marrëveshjet në të kaluarën. Edhe në momentin kur ta kemi përgjigjen e tyre, do ta kemi problem sepse mund të angazhohen vetëm në pjesën veriore”, ka thënë Pupovci.

Popovci se 32 punonjësit serb të këtij dikasteri nuk kanë ndjekur konkurset publike dhe të njëjti kanë arsimim vetëm të shkollës së mesme. Ai tha se nuk kanë mundur të bien në kontakt me ta.

“Për 32 punonjësit që janë në listën e pagave kemi  pasur vështirësi se jemi bërë përpjekje t’i kontaktojmë në telefon vetëm 3 janë paraqitur në numrat e telefonit. Për shumicën dërmuese nuk kemi as informacione kontakti si duhet. Një veprim që e kemi bëtë është se në këtë muaj do ti qesim pagat më zero në mënyrë që të na paraqiten”, ka thënë ai.

“Ministria jonë ka më së shumti persona të tilla. Qe na janë kaluar në rastin e njërës nga marrëveshjes prej të kaluarës dhe ne mund ti angazhojmë ata vetëm për punë në pjesën veriorë të Kosovës”, ka thënë ai.

Fehmi Zylfiu udhëheqës i divizionit për financa në MAShT tha se rreth gjetjeve që u potencuan  të blerja e librave kontrata ka qenë ë nënshkruar për dy vite.

“Kontraktorët të cilët kanë shpërnda libra po t’iu kërkosh faturën e kontraktimit ata duhet ta paguajnë faturën ata pa i marr fondet prej neve. Ministria nuk i ka paguar fondet. Këtë vit ministria i ka mbuluar obligimet sa i përket kësaj kontrate. Përgjegjësia është e universiteteve publike sepse kanë përgjegjësi rektorët, jo MASHT-i t’i marrë këto shkelje sikurse edhe Qendra Studentëve, sepse ata kanë pasuri financiare, dhe dikasteri s’ka mbikëqyrës i zyrtarëve të vet”, u shpreh Zylfiu.

Ndërsa auditori Qerkin Morina theksoi se ky raport ka gjetje më së shumti në kuptimin e menaxhimit financiar sa i përket ministrive.

“Gjendja vazhdon të përkeqësohet. Një vit më herët kanë qenë 14 rekomandime tash janë rritur 22, 5 prej tyre janë përsërit. Kjo është një neglizhencë e zyrtarëve…gabimet kur përsëriten rezultojnë me pasoja më të mëdha. Planin e veprimit jemi tu e analizuar, ekipet e kanë kry një pjesë të punës 2021 dhe jemi tu e testu nivelin e rekomandimeve se deri në çfarë shkalle janë zbatuar”, tha ai.