Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në një konferencë për media tregoi rekomandimet për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për adresimin e gjendjes së jashtëzakonshme për furnizimin me energji elektrike
Shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila tha se ZRrE ka hapur dy dokumente të cilat janë të hapura për konsultime deri sot në orën 16:00.
“Me propozimin tonë për ZRrE-në kemi marrë parasysh tejkalimin e krizës aktuale dhe korrigjimin e gabimeve që kanë sjellë deri te kjo krizë. Rekomandimet tona janë bazuar në ndarje të përgjegjshme që kanë çuar deri te kjo krizë”, tha Kusari-Lila.
Tutje, Kusari-Lila bëri të ditura propozimet e grupit parlamentar të LVV-së për ZRrE-në.
“Blloku i parë tarifor deri në 800kW për orë i cili mbulohet nga prodhimi i KEK-ut të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, blloku i dytë tarifor 800-1400kW për orë të ketë një rritje e cila do të përcaktohet në bazë të subvencionit të qeverisë dhe blloku i tretë tarifor mbi 1400 kW për orë..”, tha Kusari-Lila.
Kusari-Lila tregoi rekomandimet e LVV-së për ZRrE-në
“Gjithashtu propozimet tona kanë të bëjnë edhe me shqyrtimin e dokumentit për të hyrat e lejuara maksimale të cilat sipas dokumentit të publikuar nga ZRrE janë në vlerë të 446 milionë euro, ne propozojmë që këto të zbresin në nivel më të ulët andaj rekomandojmë”, shtoi Kusari-Lila
-
- Të përfshijë ndikim më pozitiv në reduktimin e kërkesës për reduktim për energji elektrike për vitin 2022
- Reduktimin e investimeve kapitale në rrjetin e distribucionit sipas modelit të cilin tashmë e zbaton edhe Rep. e Shqipërisë
- Kërkojmë nga ZRrE plan konkret për parandalim të kësaj dukurie negative
- Kërkojmë nga ZRrE një skenar më pozitiv në llogaritjen e të hyrave të jashtëzakonshme.
Gjithashtu, në orën 16:00 mbyllët afati për dy dokumentet e hapura për konsultime nga ZRrE