Tentuan të grabisin marketin, hajnat sulmojnë punëtorët në Pejë

Tre persona janë duke u kërkuar nga policia e Pejës pasi të njëjtit dyshohet se kanë tentuar të kryejnë një grabitje mbrëmë në një market.

Hajnat kishin thyer derën e marketit gjatë tentatives për grabitje, për të sulmuar më pas dy punëtorë të marketit dhe bërë disa dëme të tjera.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë ikur në drejtim të parkut të qytetit dhe kanë shtënë me armë zjarri gjatë ikjes.

Viktimave u është dhënë ndihma mjekësore, teksa rasti është duke u hetuar.