Së shpejti lansohet bashkëpunimi i Nicki Minajit me reperin Lil Baby

Ylli i muzikës rep, Nicki Minaj, e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që në fakt është një bashkëpunim me reperin, Lil Baby. Kënga e mban titullin, “Do We Have A Problem”, dhe të premten lansohet për të gjithë adhuruesit e kësaj dysheje.

Minaj e bëri të ditur këtë lajm përmes postimit të disa fotografive në Twitter, të cilat e paralajmëruan videoprojektin e ardhshëm për datën 4 shkurt.

“Do We Have A Problem” vjen pas këngës “Boyz”, që ishte një bashkëpunim i saj me ish-anëtaren e grupit “Little Mix”, Jesy Nelson. I lansuar në tetor të vitit të kaluar, videoprojekti u mirëprit nga fansat e kësaj dysheje dhe i mori më shumë se 19 milionë klikime në YouTube.

Në lajme të tjera, Nicki Minaj po vazhdon të përballet me probleme ligjore. Së shpejti pritet të ngritët një padi gjyqësore për ngacmim kundër reperes. Kështu kanë bërë të ditur avokatët e palës akuzuese.

Ndërkaq, në fillim të muajit janar, Minaj u përjashtua nga një padi e ngritur kundër saj dhe burrit të saj, Kenneth Petty. Një grua me emrin, Jennifer Hough, e akuzoi Pettyn për sulm seksual që besohet të ketë ndodhur në vitin 1994, dhe ngriti padi kundër çiftit të showbizit duke i akuzuar për frikësimin e dëshmitares, shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional, dhe ngacmim. Hough deklaroi se Petty e ka përdhunuar duke e kërcënuar me thikë. Ngjarja supozohet të ketë ndodhur në vitin 1994 kur ata ishin vetëm 16-vjeçarë. Një vit më vonë, Petty u akuzua për tentativë përdhunimi të shkallës së parë me ç’rast u deklarua fajtor dhe i kaloi disa vjet në burg.