Partitë politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës sot kanë afatin e fundit për të dërguar komentet dhe rekomandimet e tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, sa i përket rritjes së çmimit të rrymës.
Një zyrat i lartë i PDK i ka thën se arsye pse nuk kanë dërguar komentet e tyre është se po e konsiderojnë si vendim politik, vendimi ne ZRRE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Përveç së është vendim politik PDK nuk bëhet pjesë e formalizmit për këtë çështje. Qëndrime tona tashëm dihet në raport me ZRRE dhe vendimit të saj të ndikuar politikisht për shtrenjtimin e rrymës në Kosovë”, ka thënë ky zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, për këtë do të ketë një qëndrim gjatë ditës nga vet kryetrari i PDK-së Memli Krasniqi.
Ndërkohe Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike do të mbaj seancë në orën 14 ku edhe pritet një vendimi për tarifat e reja të energjisë elektrike.
Në AAK kanë thënë se do ti dërgojnë komentet e tyre në këtë institucion sic ka bërë tashëm edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe disa ministri të linjës së Qeverisë së Kosovës.