Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të arrijnë sot në Kosovë.
Kurti tha se me Escobar nuk është takuar asnjëherë, por vetëm ka biseduar në telefon.
Ai tha se më e drejtë është që qëndrimet dhe mendimet rreth takimit me diplomatët, të jepen pasi të zhvillohet takimi.
“Unë me përfaqësuesin e posaçëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z.Escobar, takohem sot për herë të parë, kam biseduar dy herë në telefon me të, por nuk jam takuar deri tash. Sot do ta kem takimin e parë me të dhe përfaqësuesin e posaçëm e BE-së, besoj se pas takimit është më e drejtë dhe më e mirë të japim qëndrimet dhe mendimet tona”, ka deklaruar Kurti.