Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini tha se kanë kërkuar shkurtime buxhetore.
“Vonesa jonë në dërgimin e projeksionit buxhetor, ka qenë sepse se si bord jemi konstituar me 16 janar dhe pas një jave projeksionin buxhetor për vitin 2022 dhe projeksioni fillimisht na ka ardhur me 11 milionë e 200 mijë euro, do të thotë para të cilat RTK-ja i ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës dhe jo nga ato që janë nda”.
“Ne si bord kemi kërkuar menjëherë të bëhen shkurtimet buxhetore, të bëhet buxheti me paratë që i kemi në dispozicion, përndryshe rrezikonim me hy në një borxh prej 2 milionë e 400 mijë euro”, tha ai.
Ai gjithashtu theksoi se bordi ka marrë vendim që RTK-ja nuk do të blejë më lajme nga agjensitë e pavarura, përcjell Klankosova.tv.
“Kur jemi te projeksioni po du me i cek disa gjëra, që ne si bord i kemi marrë vendim, siç është shkurtimi i disa shpenzimeve, kemi marrë vendim që RTK-ja më nuk do të blejë lajme nga agjensitë e pavarura dhe nuk do të blejë emisione informative, sepse ka staf të mjaftueshëm dhe ky staf duket të krijojë e prodhojë emisione informative”.
Boletini u shpreh se nuk do të ketë rritje të vendeve të punës, por do të ketë shkurtime racionale.
“Në bazë të informacioneve preliminare që kemi pas, konsideroi se mund të bëhet një zgjidhje ligjore për punëtorët, ideja është që nuk do të ketë rritje të vendeve të punës qysh është raportuar brenda disa ditëve, përkundrazi do të ketë shkurtime racionale në dobi të funksionimit të mirë të RTK-së”, u shpreh ai.