Një person nga Prizreni ka njoftuar Policinë e Kosovës për mjete të pashpërthyera.
Sipas policisë rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ku njësitë e policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe me ndihmën e Forcave të Sigurisë të Kosovës, kanë bërë tërheqjen në mënyrë të sigurtë.
“Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar ndërsa tetë të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë për trajtimin të mëtejshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.