“Ermal, sa fëmijë dashke të bësh o vëlla“

Ermal dhe Ariana Fejzullahu janë një nga çiftet më të dashur dhe të komentuar të estradës.

Dyshja janë mjaft aktivë në rrjetet sociale ku postojnë imazhe të ndryshme krahë njëri tjetrit.

Së fundi, çifti simpatik kanë zgjedhur ishujt Maldive për disa ditë pushimi, të cilat duket se po i shijojnë.

Ka qenë Ariana ajo që ka postuar një fotografi krahë këngëtarit ku kanë pozuar në oborrin e shtëpizave të drurit në vendin luksozë ku po qëndrojnë.

Duke qenë se dyshja janë në pushim pa praninë e fëmijëve, një djekës ka një pyetje për artistin.

“Ermal, sa fëmi dashke të bëshë o vëlla”, ka qenë pyetja e fansit që duket se po mendon se pushimi i tyre mund të përfundoj me një fëmijë të pestë.

Ndërkaq, kujtojmë se çifti kanë katër fëmijë, një djalë dhe tre vajza, por a do të sjellin edhe një të pestë mbetet të shihet.