Mërgimtari nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazmend Gjonbalaj, kishte premtuar 50 milionë euro investime në Kosovë nëse fiton Albin Kurti në zgjedhjet e fundit, zgjedhjet nga Kurti u fituan por Gjonbalaj nuk po shihet askund me milionat e tij.
Për këtë premtim të Gjonbalajt ishte pyetur kohë më parë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se për këtë çështje duhet të pyetet më mirë ai sepse nuk e di se çfarë ka ndodhur me të.
“Është mirë ta pyesni atë, e falënderoj për gatishmërinë e jashtëzakonshme. Gazmend Gjonbalaj ka qenë nxënës i mirë”, kishte thënë Kurti