Çfarë thoshte deputetja Fjolla Ujkani për bulizmin, i gjendet një “Tweet”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, në prill të vitit 2020 shkruante se bulizmi e inferioriteti i irriton të gjithë.

Ajo thoshte se shumë persona që bulizohen, si zgjidhje të problemit e shohin vetëvrasjen.

Kështu kishte shkruar deputetja Ujkani në profilin e saj në Twitter.

Linçimin publik ndaj profesorit e nisi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, e cila i gjykoi si të pahijshme dhe degjeneruese vallëzimet e Lulezim Pacit, që me profesion është mësimdhënës.

Videot e profesorit të gjimnazit duke vallëzuar, Ujkani i quajti degjeneruese dhe të pahijshme.