Bella Hadid rrëfen si ia doli të vendoste në plan të parë veten në marrëdhëniet e saj

Bella Hadid u hap për vështirësitë që ka pasur me vendosjet e kufijve në familje dhe në lidhjet e saj. Duke folur në podkastin e VS Voices, Bella tha:

“Unë u rrita mes burrave – qoftë në marrëdhënie, qoftë në familje, apo çfarëdo qoftë kjo – ku vazhdimisht më thoshin se zëri im ishte më pak i rëndësishëm se zëri i tyre. Më pas, kalimi në marrëdhënie dhe mospasja e kufijve për të qenë në gjendje t’ia dalë për veten time dhe të dëgjoj zërin tim, më ndikoi në marrëdhëniet e mia si e rritur shumë intensivisht, ku sistemi im nervor do të shembej”, vazhdoi ajo.

“Ishte luftë ose arratisje. Ose do të heshtja dhe do të qaja dhe do të hyja brenda, ose do të sulmoja dhe do të largohesha. Unë vazhdimisht kthehesha te burrat – dhe gjithashtu te femrat – që më kishin abuzuar, dhe kështu u bëra një njeri që mundohesha të kënaqja të tjerët. Fillova të mos kisha kufij, jo vetëm seksualisht, fizikisht dhe emocionalisht, por më pas ndikoi edhe në punën time”, shtoi Bella, duke shpjeguar se si filloi të hiper-përqendrohej në punën e saj. “Fillova të bëhem njeri që përpiqej t’ua bënte qejfin të gjithëve me punën time”.

Megjithatë, ajo rrëfeu se një përzierje e terapisë, meditimit dhe qëndrimit larg rrjeteve sociale e ndihmoi atë.

“Tani jam në gjendje të hapem dhe të them mendimin tim, veçanërisht brenda marrëdhënieve dhe familjes sime”, shtoi ajo.

Sigurisht, Bella vjen nga një familje e famshme. Ndërsa marrëdhënia më e përfolur e modeles ishte me The Weeknd, me të cilin ajo filloi të takohej në vitin 2015, kur ishte 18 vjeç dhe ai ishte 25 vjeç. Të dy qëndruan të lidhur për katër vjet. Aktualisht, Bella thuhet se është me drejtorin artistik Marc Kalman, ndërsa The Weeknd është përfolur për një lidhje me Angelina Jolie.