Banorët flasin për Egzonën: Nuk do të zgjaste dhe po të kishte hyrë në fillim

Egzona Rafuna ishte e eleminuara e spektaklit të kaluar pas një nominimi midis saj dhe Tanit. Moderatorja e njohur ishte një nga banorët e reja të shtëpisë që hyri në format pak kohë oara finales.

Ndërkohë, largimi i saj është komentuar jo vetëm nga publiku jashtë, por edhe nga banorët e mbetur në rrugëtim.

Gjatë një bisede mes Tanit, Einxhelit dhe Beniadës në suitë, ata kanë folur mbi Egzonën dhe eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fillimisht, Tani u shpreh se i kishte bërë përshtypje mënyra se si ajo i kishte folur pak para “PRIME”-t, duke i nënkuptuar se mendonte që do të ishte ai banori që do të eleminohej.

“Që kur po bënte grimin, më thoshte ‘Tani, ça ke?’ Tan, je mirë?

Më nënkuptonte që mendonte se do të dilja. Ma tha dy-tre herë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Einxhel tha se beson që Egzona nuk do të kishte një rrugëtim të gjatë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, edhe nëse do të ishte bërë pjesë e garës në fillim të saj.

“Edhe nga e para të ishte bërë pjesë e lojës, nuk do ta kishte zgjatur shumë me atë karakter, sepse i merrte gjërat shumë personale”, tha ajo.