Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar komentet e saja në ZRRE.
Redaksia jonë ka parë komentet e AAK-së, dërguar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Grupi Parlamentar i AAK-së kundërshton çmimin e pa përballueshëm të tarifave, duke përfshirë edhe bllok tarifat e propozuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE); dhe
Mbi këto vlerësime, grupi parlamentar i AAK-së, kërkon nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe Qeverisë, ta kthejë në rivlerësim të plotë procesin”, thuhet ndër të tjera në komentet e AAK-së.
AAK ka kërkuar nga ZRRE përrcaktimin e periudhës objektive për tejkalimin e krizës energjetike.
“Analiza e plotë e procesit, duke reflektuar pasqyrimin real të gjithë faktorëve; Përgatitjen e një procesi të harmonizuar dhe gradual, me strategjinë e energjisë dhe procesin e tranzicionit drejt stabilizimi të situatës energjetike, si dhe të ndërtojë strategji dhe plane të qarta për përfshirjen e Komunave (Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok), në sistemin e pagesave dhe inkasimin e energjisë elektrike”, thuhet në komentet e AAK-së të cilat i ka parë.