Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ka marrë shumë mesazhe nga Shqipëria, Maqedonia e Presheva, për masat antiCovid, për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky vendin duhet të ndryshohet menjëherë, derisa ka thënë se është shqetësues mos koordinimi i qeverisë së Kosovës me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova. Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë.
Lëvizjet ditore nga Presheva në Gjilan, apo nga Kukësi në Prizren, janë sikur lëvizjet nga Prizreni në Gjakovë apo nga Gjilani në Ferizaj. Prandaj, çdo vendim që merret duhet parë si ndikon në jetën e qytetarëve andej kufirit, sepse e kemi obligim shtetëror.
Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës.