Partia Socialdemokrate do të mbajë sot konferencë lidhur me protestën e thirrur për të shtunën, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e partisë, Natyra Kuçi.
Kuçi ka shkruar në Facebook se në konferencën që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të flasë kreu i partisë, Dardan Molliqaj.
“Sot, me datën 28 janar (e premte), duke filluar nga ora 12:00, Partia Socialdemokrate do të mbajë konferencë për media në lidhur me protestën e 29 janarit. Konferenca do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të flasë kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj”, ka shkruar Kuçi.
Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar se të shtunën do të protestohet kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike.