Në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, vetëm 43 ankesa nga qytetarët

28 Janari shënon Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, e njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë. Kjo ditë është pjesë e së drejtës në privatësi, si një nga të drejtat dhe liritë elementare të njeriut.

Krenare Sogojeva Dërmaku, nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, tha se konferenca për mbrojtjen e të dhënave dhe lirinë e shprehjes “Tash më sigurt” mbahet me mbështetjen e Këshillit të Evropës.

“Qytetarët e Kosovës e kanë derën hapur në Agjenci për ankesa nëse u shkelen të drejtat për privatësi”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo bëri me dije se në Agjencinë për Informim dhe Privatësi kanë qenë vetëm 43 ankesa, ndërsa Agjencia ka shqiptuar një gjobë për një institucion publik.