Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna në konferencë për media ka prezantuar punën e Ministrisë së Arsimit përgjatë këtyre dy javëve të fundit, sfidat dhe të arriturat në arsim.
Bërdyna edhe një herë në emër të MASHTI ka bërë thirrje për respektimin e masave për mbrojtje nga Covid-19 dhe për vaksinim të nxënësve mbi moshën 12 vjeç, pasi respektimi me përpikëri i masave të rekomanduara nga ekspertët shëndetësor, përveç që është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit publik, është edhe mundësia më e mirë për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor me prezencë fizike në shkollë.