Kourtney Kardashian ‘ngriti temperaturat’ gjatë realizimit të një fotosesioni seksi të të brendshmëve të martën.
42-vjeçarja punoi me një sërë veshjesh ‘të egra’, të cilat i lanë shumë pak vend imagjinatës, teksa ndodhej në Hollywood Hills, shkruan DailyMail
Kourtney ishte padyshim e prirur të tregonte linjat e saj atraktive trupore teksa shtrëngohej në një sërë kostume larjesh të ngushta, të cilat përfshinin një palë biki njëpjesëshe të kuqe të pafytyrë dhe një tjetër të zezë, të cilin ekishte kombinuar me një aksesor të guximshëm te qafa.
Të pranishmit kthyen kokën drejt saj, ndërsa Kourtney me krenari e tregonte fizikun e saj gjatë realizimit të këtij seti fotografik.
Ajo përshkoi një shteg me një palë taka të larta argjendi, të brendshme të zeza të tejdukshme që ngjiteshin pas të pasmëve të saj dhe një gjerdan të trashë argjendi që i zbukuronte shpatullat e sipërme.
Flokët e saj të zinj ishin stiluar në valëzime me teksturë që u përfshinë në një pjesë të lehtë anësore përgjatë kokës së saj.
Dhe për sa i përket ngjyrave në fytyrën e saj, ajo kishte një hije prej bronzi në sytë e saj dhe një nuancë rrezatuese në faqet e saj.
Kjo nuk ishte veshja e vetme me të cilën Kourtney u shfaq atë ditë.
Ajo u pa gjithashtu me një kostum larje të kuq tepër seksi me material prej kadifeje, i cili la pak nga imagjinata e saj e gjallë.
Bukuroshja u pa e veshur edhe me një palë tanga të zeza dhe çorape rrjetë.
Një palë taka me shkëlqim, injektuan një tjetër prekje mbresëlënëse në veshje.
Është e paqartë se për çfarë rasti ishin xhirimet e këtij seti, por Kourtney megjithatë tregoi një performancë të shkëlqyer prej ylli në pozat para kamerës.
Në një moment, Kardashian tregoi një shprehje të ashpër të fytyrës drejt kamerës ndërsa u përkul në dysheme në mes të realizimit të fotosesionit.
Duke shfaqur një humor tjetër, ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians” anoi kokën dhe mbylli sytë ndërsa zhytej në rrezet e diellit.
Jashtë sesionit fotografik, Kourtney ka plot angazhime si nënë e tre fëmijëve dhe themeluese e markës “Poosh”. Ajo gjithashtu ka një tjetër projekt të madh në ardhje – serialin e ardhshëm “Hulu” të familjes së saj.
Pak është zbuluar në lidhje me serialin e ri të ardhshëm të familjes Kardashian-Jenner, i cili vazhdon aty ku e la “Keeping Up With The Kardashians”.
Javën e kaluar, Kourtney publikoi në rrjetet sociale një imazh të lap-topit të saj, në të cilin ishin shfaqur copëza nga episodi i ardhshëm i familjes.
Kishte një imazh të hapave të mundshëm nga fejesa e saj me bateristin e Blink-182, Travis Barker.
Muzikanti kishte organizuar një shfaqje të madhe në formë zemre me trëndafila të kuq që ishte zbukuruar me qirinj të bardhë të gjatë, në të cilët hynë zogjtë e dashurisë ndërsa Travis i propozoi.
Kourtney konfirmoi se kjo ishte pjesë nga seriali i ardhshëm i familjes për 160 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Edhe pse gjërat duket se po shkojnë mirë si kurrë më parë për Kourtneyn dhe Travisin në postimet e tyre publike, një burim i brendshëm pohoi për tabloidin britanik The Sun të premten se ajo ishte ‘e zemëruar’ me anëtarët e saj të famshëm të familjes, pasi thuhet se ata e kanë lënë në hije dasmën e saj të afërt.
“Për të, dasma është marrëveshja më e madhe e jetës së saj dhe ajo thjesht ndjeu se për një herë duhet të ishte gjithçka për të”, tregoi burimi.
“Por zakonisht, drama e të gjithëve po e lë në hije atë. I gjithë planifikimi supozohej të mbulohej si pjesë e serialit ‘Hulu’ – por tani është kthyer në historinë e Kimit siç është gjithmonë”, theksoi më tej i brendshmi.
I njëjti burim shtoi se Kourtney e kishte shtyrë dasmën e saj përsëri në pranverë, që të mos kishte dy ngjarje të mëdha të familjes në të njëjtën kohë, siç është lindja e afërt e motrës së saj, Kylie Jenner.
Por së fundmi romanca e Kimit me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson dhe ndarja e Khloes me Tristan Thompson pas tradhtisë publike, kanë bërë që motrat e Kourtneyt të jenë në qendër të vëmendjes.
“Është një makth për Kourtneyn – ajo vetëm për një herë dëshiron që diçka të jetë rreth saj. Ajo ka pritur kaq gjatë për t’u martuar dhe dëshiron që ajo të jetë e veçantë”, vazhdoi burimi.
“Për momentin, askush në familje nuk është edhe aq i interesuar për planet e saj të dasmës – pasi motrat e saj duket se janë të preokupuara”, ka thënë burim.