Dialogu i ndërlidhur me procesin e integrimit evropian, këtë vit Kosova synon anëtarësim në BE
Statusi kandidat e as liberalizimi nuk mund të bëhet pa progres në dialog. Procesi i dialogut është i ndërlidhur me procesin e integrimit evropian. Kështu u tha në sesionin e tretë të organizuar nga Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), me temë rrugëtimi i Kosovës drejtë BE-së.
Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit EPIK, ka thënë se procesi i dialogut është i ndërlidhur me procesin e integrimit evropian.
“Konsensusi i qytetarëve nuk kemi çka diskutojmë. Konsensusi politik për gjërat që ballafaqojnë integrimi drejt BE. Nuk është se kemi parë një lloj konsensusi dhe ende bisedohet për asociacionin. Çfarë është me rëndësi të mos kemi iluzione. Jo veç statusi kandidat as liberailzimi nuk mund të bëhet pa progres në dialog. Procesi i dialogut është i ndërlidhur me proces të integrimit evropian. Mazhoranca duhet të tregoj mirësi që çfarëdo që bëjnë në të ardhmen të përdori këtë mazhorancë me një përfshirje në çështje të ndjeshme sepse tavolinat ndërrohen. Mos të kemi iluzione në kuadër të procesit të integrimit”, u shpreh ai.
Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se vetë BE-ja nuk po arrin të krijojë momentum të dytë për Kosovën drejt procesit të integrimit evropian.
“Për vite me radhë është debat i gjërë që nuk mund të ketë valë tjetër pa ndryshuar vetë BE në aspektin e vendimmarrjes dhe reformave. Në Kosovë ekziston një perceptim zhgënjyes te qytetarët. Lobim për liberalizim të vizave kemi bërë shumë por në fund nuk kemi marrë asgjë dhe kjo po bëhet me fajin tonë. Po aq sa ka mesazhe inkurajuese ka edhe dekurajuese. Domosdoshmëria e konsensusit politik, Kosova nuk e ka problem këtë çështje. Mbi 90 për qind të qytetarëve do të dalin për rrugëtimin drejt integrimit evropian. Tani kryeministri udhëheqë këshillat më të larta të stabilizim asocimit. Procesi i liberalizimit, dialogut dhe itegrimeve evropiane, janë të ndara, poashtu. Me një përkushtim një progres do të jetë i mundur”, tha ai.
Ndërsa Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit ka thënë se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit nuk është punuar shumë. Madje, ai thotë se kjo gjë është kultivuar tejmase.Ai tha se shefi i qeverisë, Albin Kurti këtë vit do ta bëjë aplikimin për anëtarësim në BE.
“Mendoj që dekada e fundit nuk është punuar në përmirësimin e luftimit të korrupsionit por është kultivuar krimi dhe korrupsioni. Janë bërë gabime strategjike. Procesi i liberalizimit nuk ka të bëjë me procesin e integrimit. Kryeministri i vendit ka bërë të ditur se këtë vit do të bëjë aplikimin për anëtarësim. Ne vetëm mund ti kryejmë reformat tona. Në dialog kemi të kyqur kushtëzime të tilla me liberalizim te vizave. Ne duhet ti kryejmë reformat BE punën e saj. Vetëm vitin e kaluar janë bërë një sërë veprimesh që nuk janë marrë. Mendoj që rrugëtimi jonë drejt BE është konfirmuar në samitin e Selanikut. Janë dy vende kandidatë në BE Bosnja dhe Kosova. Nuk ka asnjë pengesë që e pengon BE për të hyrë në marrëdhënie me Kosovën”, tha ai.