Prishtina vazhdon të jetë qyteti i parë sa i takon numrit të rasteve aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në kryeqendër është 9,473.
Pas Prishtinës me më shumë raste aktive janë Peja me 2,238 dhe Mitrovica me 1,906 raste aktive me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 6 të vdekur e 3,917 raste të reja si pasojë e COVID-19.
Nga 3,917 rastet e reja, 973 janë regjistruar vetëm në Prishtinë.