Ish i fejuari i saj Robin Krasniqi i martua me një modele tjetër, Heidi Lushtaku nis romancën me futbollistin 8 vite më të vogël të Serisë A

Modelja e njohur Heidi Lushtaku ka nisur një romancë me futbollistin turk, Merih Demiral.

Mediat turke raportojnë se 31-vjeçarja shqiptare është në një lidhje me sportistin e suksesshëm, i cili luan me skuadrën e serisë A, Atalantën.

Thashethemet u nxitën pasi modelja postoi një foto nga shtëpia e futbollistit, 8 vite më të vogël se ajo.

Raportohet se Heidi Lushtaku dhe Merih Demiral janë takuar së fundmi në Zvicër dhe kanë darkuar me miqtë e tyre.

Romanca publike e fundit e modeles është me boksierin Robin Krasniqi. Ish-çifti i dhanë fund papritur i kanë lidhjes së tyre të bukur 4-vjeçare në prag të ceremonisë martesore.

Merih Demiral dhe Heidi Lushtaku

Burime pranë çiftit deklaruan në atë kohë se modeles iu deshën plot shtatë muaj që të pranonte prishjen e fejesës nga boksieri i famshëm, me të cilin u dashurua dhe krijoi një lidhje të konsoliduar brenda një kohe shumë të shkurtër.

Pas më shumë se gjysmë viti në heshtje, Heidi konfirmoi ndarjen, pasojat e së cilës i ka vuajtur jo pak. Ajo tregoi me anë të një statusi në rrjetet sociale, se i kishin dhënë fund marrëdhënies 4-vjeçare, por që kishin mbetur miq të mirë.

“Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin, asnjëherë s’kam dashur të flas publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por, ngaqë është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar, dhe tani jemi të pozicionuar karshi njëri-tjetrit si miq të denjë.

Image

Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme, sidomos pas një periudhë afërsisht katërvjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë.

Kur e shfletoj këtë eksperiencë jetësore, më rrezaton përplot emocione dhe ndjenja të natyrave të ndryshme, prandaj dua ta arkivoj në kujtesën time si një përjetim dhe mësim të vyer që ma dhuroi jeta dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykoj me pendesë. Prandaj, unë vazhdoj ta çmoj si mik Robinin, sidomos familjen e tij e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet e si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore! Me dashuri Heidi,”– shkroi ajo.

 

Kujtojmë që sportisti Robin Krasniqi dhe modelja Heidi Lushtaku vendosën ta zyrtarizonin marrëdhënien me fejesë vetëm 6 muaj pasi ishin lidhur.

Image

Ndërkohë boksieri ka nisur një marrëdhënie të re me modelen kosovare, Marigona Krasniqi. Çifti u kurorëzuan në një xhami pak kohë më parë dhe shumë shpejt do të bëhet edhe dasma.

“Jam me fat dhe krenar që e kam takuar, pas shumë sfidave dhe historive. Ndihem i prekur prej Zotit që më në fund më ka takuar me një njeri si Marigona, por mbi të gjitha e ka zemrën e mirë, vjen nga një familje të mirë. Ndihmat që jep dhe zemra e saj më kanë bërë të dashurohem tek ajo, kam insistuar për një kohë të gjatë. Por hap pas hapi jemi këtu ku jemi, jam shumë i lumtur dhe besoj që në të ardhmen do jemi shembull i mirë për një familje të shëndetshme dhe ia lëmë të ardhmes. Zgjodhëm të kurorëzoheshim në xhami sepse mendoj që gjithçka në emër të Zotit, ishte hapi i parë dhe e bëra me shumë kënaqësi.