Gazetarja shqiptare: Arjola po përdor me taktikë bluzën e UÇK-së, ajo kurrë nuk ka folur për luftën e Kosovës

Neda Ballukun tani po e rastisim shpesh në mediat rozë.

Gazetarja shqiptare është e vetmja e cila ka përkrahur publikisht Beatrixën pasi doli nga shtëpia.

Ajo madje i bëri edhe një shkrim asaj i cili u shprënda edhe nga nëna e Trixës, Antigona.
Por Neda së fundmi ka komentuar disa nga banorët brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Gazetarja Balluku ka hapur një votim në instagram me pyetjen “Kë mbështesin shqiptarët e Kosovës”?


Sipas sondazhit në instagramin e saj Kosovarët i duan në finale këta konkurrentë: Donald, Egzona, Beniada, Einxhel.


Ajo ka habitur me deklaratën e fortë kundrejt Arjolës, ku sipas saj aktorja shqiptare mbanë bluzën e UÇK-së veshur për taktikë se nuk e ka dëgjuar ndonjëherë të flasë për UÇK-në apo luftën e Kosovës.


Neda ka publikuar edhe një bisedë me ndjekësen teksa komentojnë Egzonën e cila tha se është më pak e preferuar nga Arjola, e kjo sipas gazetares shqiptare mbase për arsye se Egzona mund t’ia marrë Arjolës votat e kosovarëve.


Ndërkohë në votimin e saj me pyetjen kë mbështesin shqiptarët e Kosovës, Iliri ka marrë vetëm 199 vota, e kjo si pasojë e deklaratës së tij të mëhershme “Ti nuk je shqiptar, je kosovar.