Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë pas hershme rreth mundësisë së tërheqjes së trupave ushtarake të SHBA-së nga Kosova.

Në intervistën e parë të tij për një media në Kosovë, Escobar për Reporteri.net ka thënë se momentalisht nuk ka plane për tërheqjen e forcave të ushtrisë amerikanë që qëndrojnë në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe momentalisht nuk ka plane për tërheqjen e trupave nga Forca e Kosovës (KFOR)”, u përgjigj prerë Escobar.