Krahasimi është ‘hajduti i lumturisë’- ose, në këtë rast, një grabitës i besimit.
Fatkeqësisht për Kim Kardashian dhe dishepujt e saj besnike, një studim i kryer nga Universiteti Jork i Torontos zbuloi se imazhet “bombastike” në internet shkaktojnë më shumë pakënaqësi trupore tek vazjat dhe gratë.
Studimi në fakt emëroi Kardashian dhe motrën e saj Kylie Jenner si influencer që kontribuojnë në pakënaqësinë që gratë ndjejnë për trupin e tyre për shkak të postimeve të tyre në internet.
Trupi ideal – i përcaktuar nga studiuesit si “një tip më i lakuar ose më i plotë, i karakterizuar nga një bel i hollë dhe bark i sheshtë, por me prapanicë të madhe, gjoks dhe kofshë” – është bërë më i idealizuar në mediat sociale vitet e fundit.
“Hashtag-ët #thick, #thicc dhe #slimthick kanë përkatësisht 6.2 milionë, 3.4 milionë dhe 1 milionë postime në Instagram, dhe hashtag #slimthicc ka 134 milionë etiketime në TikTok,” thanë studiuesit për tendencat e mediave sociale 2021.
Ndonëse një siluetë e hollë si Kate Moss mund të ketë qenë ideale në vite më parë, ky trend është pëmbysur nga Kim Kardashian-et.
Por këto “forma ideale nuk janë gjithçka që duhet të jenë.
Familja Kardashian është vazhdimisht e acaruar për dështime të jashtëzakonshme të photoshop-it, përfshirë këtë javë kur këmba e Kim-it u bë “viktimë” e disa modifikimeve të gabuara.
Është bërë rutinë modifikimi i fotografive, tha studimi i Universitetit të York-ut, “duke e bërë kështu idealin e hollë edhe më të hollë dhe më pak të arritshëm për një grua mesatare”.
Ndonëse nuk është e paligjshme të ndryshosh një foto ose të bësh operacione plastike, sigurisht, po “manipulohet autenticiteti” duke mos qenë transparent në lidhje me të.
Sipas studimit, perfeksionizmi i pamjes – si përpjekja për të arritur në mënyrë jo të shëndetshme trupin e një Kardashian – mund të shkaktojë ushqim të çrregullt, sjellje jo të shëndetshme të kontrollit të peshës, vetëbesim të ulët dhe ankth social.
Disa psikologë që kanë ndjekur këtë studim, kanë thënë se , nëse ndjeni një presion ndërkohë që shikoni përmbajtje të “trupit ideal” në instagram, mos harroni që ekziston “unfollow”.
Ndiqni njerëzit dhe rrethohuni me ata që ju frymëzojnë dhe ju bëjnë ta ndjeni veten tuaj më të sigurt.