Këngëtarja e njohur, Rina Balaj, ishte ndër personazhet publike më të komentuara në vitin që lamë pas.
Ajo ishte mjaft e angazhuar dhe solli projekte të ndryshme muzikore, përfshirë një album të ri.
Me rastin e ditëlindjes së 22-të, Rina ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin po ashtu ka marrë vëmendje të madhe.
Bukuroshja ka përzgjedhur një fustan të shkurtër ngjyrë rozë e me disa aksesorë të bardhë.
Ndryshe, theksojmë që në muajin nëntor të vitit të kaluar, Rina publikoi albumin “Balerina” me nëntë këngë të reja.