Federatat e Futbollit të Kosovës viteve të fundit lirisht mund të themi se është institucioni më kredibil në Republikën e Kosovës, ku përveq kredibilitetit cdo ditë në ngritje në arenën ndërkombëtare, ajo si suksese gjatë këtyre viteve të fundit numron një sërë punësh të kryera me transparencë dhe profesionalizëm, si askush tjetër.
Redaksia jonë e sportit si përcjellëse e zhvillimeve në futbollin shqiptarë, vecanarisht atij kosovarë, ka vendosur që të rendis katërdhjet sukseset e presidentit Ademi gjatë këtyre katër viteve sa udhëheq me shtëpinë e futbollit në Kosovë, duke filluar nga punët brenda, e duke vazhduar me ndërtimin e raporteve fantastike në federatat simotra nëpër botë, e deri të UEFA e FIFA, ku kemi parë se sot drejtuesit e FFK-së i kanë dyert e hapura gjithandej, për cdo nevoj në shërbim të zhvillimit të futbollit në vend.
Po fillojmë nga disa punë që mund të duken të vogla, e deri tek ato më të mëdha, por që në fakt të gjitha janë komplementare me njëra tjetrën, pasi që plotësojnë pra njëra tjetrën:
1. Presidenti Ademi për mrekulli arriti ta bartë barrën e “tranzicionit” nga humbja e legjendës tonë z. Fadil Vokrri, i cili ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për futbollin.
2. Pas një pune të madhe, tashmë klubet e superligës, ligës së parë por edhe të futbollit të femrave nuk paguajnë më për refer në ndeshje që zhvillojnë, të gjitha i kryen federata.
3. është bërë digjitalizimi i gjithë FFK-së, ku puna e secilit brenda shtëpisë së futbollit në Kosovë shihet në kohë reale, cka e ka rritë efikasitetin.
4. Kompletimi me trainer dhe staf përcjellës i kombëtareve të meshkujve dhe femrave.
5.Për herë të parë FFK i ka siguruar klubeve të Superligës së Kosovës katapulta për të ndjekur punën e futbollisteve të tyre, cka po iu ndihmon shumë në vlerësim dhe vendimmarrje trainereve përkatës.
6.Katapultat janë siguruar edhe për ekipin e kombetares A të Kosovës.
7. Rregullimi i ambienteve sportive për shumë klube të SuperLigës dhe jo vetëm,
8. Për herë të parë ekipet e ligave të Kosovës luajn me top zyrtare (official) të federatë.
9. Rregullimi i zhveshtoreve të shumë klubeve të SuperLigës dhe jo vetëm.
10. Ndërtimi i shtat stadiumeve që thuhet se do tu shërbejnë shtatë rajoneve të vendit dhe
shkollave përkatëse, për stërvitje, me qëllim ngritjen e cilësisë së futbollit gjithandej.
11. Një projekt fantastik që ka të bëjë më fëmrat, ku futbollistet dhe trainerët e ekipeve të
femrave po paguhen me pagë mujore nga FFK, dicka e rrallë kjo jo vetëm në rajon.
12. Po punohet në fort në zhvillimin e futbollit të femrave në vend, ku edhe për vitin 2022
duket se FFK do ta ketë top prioritet femrën në futboll, pasi që kemi parë se kanë programe speciale për ish-futbollistet të cilat janë të interesuara për tu paisur me licensa të UEFA-së për trainere.
13. Për të profesionalizuar administratën në kryerjen e obligimeve të veta, kemi parë se
FFK përmes njoftimeve tregon se po organizon në vazhdimsi seminare për avancimin e
administratës, të gjitha këtë të prira nga UEFA.
14. Në këto katër vitet të presidentit Ademi, kemi parë se “flotës” së klubeve kosovarë në
arenën ndërkombëtare iu është shtuar edhe një klub plus, cka duhet të lexohet si një
sukses i madhë, pasi që tashmë në europë shkojnë Kampioni i SuperLigës, Vendi i Dytë,
Vendi i Tretë si dhe fituesi i Kupës.
15. Janë avancuar 2 treshe e referëve me stemën e FIFA-së.16. Janë avancuar refere femra.
17. Janë avancuar referë të futsallit, sport ky që po përjeton një zhvillim të hovshëm në
nivel global.
18. FFK në seriozitetin e punës së sajë, ka arritur që me merit dhe fale profesionalizmit, të këtë edhe delegatë dhe delegate nëpër ndeshje ndërkombëtare.
19. Ka arritur që të dërgojë anëtarë të FFK-së nëpër disa komisione të UEFA-së.
20. Ka arrtur të bëjë marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Katarit.
21. Marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Turqisë, ku falë kësaj
marrëveshje, vlenë të theksohet një frut që është duke u ndërtuar një fushë stërvitore
bashkë me FFK-në për fëmijët me nevoja të vecanta.
22. Këto ditë ka arritur të bëjë marrëveshje bashkëpunimi edhe me Federatën e Futbollit të
Argjentinës, frutat e së cilës pritet të vijnë së shpejti.
23. Falë punës dhe seriozitetit, kemi parë përmes njoftimeve nga vetë FFK se janë ofruar
sponzor të rinjë për ekipin e parë të kombëtareve Kosova A.
24. Kemi parë ofrimin për sponzorizim të SuperLigës nga ana e bankës serioze në vend BKT
– Bank.
25. Ofrimin për sponzorizim të Ligës së Parë nga ana e Viva Fresh Store që është një brend
i fuqishëm në tregun vendor.
26. Sponzor të ekipit A: Teb Banka, Hotel Emerald sponzor i kombëtareve dhe FFK-së, HIB
Petrol sponzor i FFK-së, UJI i ALPEVE sponzor i kombëtareve dhe i FFK-së, SIGAL sponzor i
Federatës si dhe i futbollistëve, AL TRADE sponzor i FFK-së (futbolli i fëmijëve), KEP Banka.
27. Ka arritur sponzorizimin e transmetimit live të ndeshjeve përves platformës digjitale
ART MOTION.
28. Ka arritur marrëveshje bashkëpunimi për sponzorizim me UNIONIN E BIZNESEVE
SHQIPTARO-GJERMANE për infrastrukturë.
29. Marreveshje për sponzorimin e udhëtimeve nga AirPrishtina si dhe sponzor i veshjeve
sportive nga FOURTEEN.
30. Së fundi është arritur edhe një marrëveshje e rëndësishme me kompaninë e orave të
specializuara zvicerane, nga shitja e të cilave FFK fiton 1000 euro për njësi të shitur.
31. Sukses tjetër i Federatës së Futbollit të Kosovës mund të llogaritet padyshim themelimi
i Ligës së Veteranëve, të gjitha shpenzimet e referëve dhe organeve zyrtare i mbulon FFK.
32. Vazhdojmë me themelimin e Ligës U-21, gjithashtu të gjitha shpenzimet të mbuluara
nga FFK.
33. Suksese tjera më edhe më të mëdha mund të llogariten objekti i FFK-së i cili tashmë
është pronë e FFK-së ku më nuk paguan qera, përkundrazi i i renovuar, tashmë nuk dallon
nga zyrat e UEFA-së në NYON apo të FIFA-së në Cyrih.
34. Ndërtimi i kampit të Hajvalisë, një punë kolosale e bërë atje ku të mirat e sajë qysh
këtë verë kanë filluar të vilen, duke u organizuar evente të ndryshme.
35. Sigurimi i autoambulancës për nevojat e ligave vendore, gjithashtu konsiderohet
sukses.
36. Paisja me mjete transportuese të mjaftueshme për mbulimin e nevojave të federatës,
të gjitha bashkëkohore dhe konforte.
37. Dalja në ndihmë gjatë kohës së pandemisë sikur asnjë federatë tjetër në rajon dhe më
gjërë, jo vetëm ndaj klubeve, por edhe futbollistëve, ku i janë ndarë mjete direkt nga FFK
të gjithë futbollistëve pa dallim.
38. Sukses pa dyshim duhet llogaritur edhe konfirmimi i vizitës për muajin Mars i të parit të
UEFA-së z. Ceferin, i cili me pranimin e ftesës për ardhje në Prishtinë, konfirmon
përkushtimin e institucioneve të larta të futbollit ndaj zhvillimit të këtij sporti në Kosovë si
dhe përcjellen e asaj që është bërë deri më sot.
39. Dy pikat e fundit nga 40, do të i lëmë si pritshmëri për FFK-në këto muaj të pranverës,
e para do të ishte suksesi në përzgjedhjen e trainerit të ri të kombëtares A, ku secili tifoz
mezi pres ta mësoj emrin e trainerit të ri.
40. Suksesi i 40 padyshim do të ishte nisja mbare e ndeshjeve të këtij viti, duke u nisur
rrugës drejt kualifikimit, pritje të cilat ka treguar se i ka kësaj rradhe edhe z. Agim Ademi, i
cili ka thënë se tash e tutje nuk na mjafton të kënaqemi vetëm duke zbritur në fush, por duan të luaj për tri pikë, secilën lojë, kundër kujtdo.
Sigurisht se për një sportdashës, apo futbolldashës asnjëherë nuk është mjaftueshëm dhe gjithnjë kërkon më shumë, me të drejtë, por, nëse ekziston vullneti për punë të mira e për zhvillim të futbollit në këtë rast, pa dyshim se së shpejti presim të korrim rendimentet e kësaj pune të madhe që po bëhet në federatë, kur edhe mezi presim ditën që 11-shen startuese të Kosovës A ta përbëjnë futbollistët e SuperLigës së Kosovës, cka do të nënkuptonte rritjen e nivelit të futbollit vendor.