Para se të hyjnë në sallën e Kuvendit, deputetët testohen për Covd-19

Para se të hyjnë në seancën e jashtëzakonshme që është paraparë të nis në ora 11:00, deputetët e Kuvendit të Kosovës po testohen për Covid-19

Testimi i tyre po bëhet në hollin e Kuvendit.

Ani pse ka kaluar ora 11:00, shumë pak deputetë gjenden në sallën e Kuvendit.

 

Ndryshe, në seancën e jashtëzakonshme që pritet të nisë brenda pak minutash, do të debatohet për gjendjen e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.