Një situatë interesante u krijua në shtëpinë e Big Brother VIP.
Banorët e shtëpisë duhet të caktojnë dënime të ndryshme për njëri-tjetrin, si pasojë e një loje të dhënë nga “Vëllai i Madh”.
Banorët duhet që të fikin të parët një gong që bie në vende të ndryshme të shtëpisë, e më pas do japin dënimet që “Vëllai i Madh” u ka vënë në dispozicion.
Kur Donaldi arriti që të fikte i pari pulsantin, vendosi që Iliri dhe Einxhel të rrinin të kapur dorë për dore për tre orë, ku moderatorja ndërkohë ishte e dënuar më herët nga Tani për të pastruar lavanderinë.