Në 22 vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike, Bislimi: Jemi shtyllë e fortë e PDK-së

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Dr. Donjet Bislimi, me rastin e 22 vjetorit të themelimit të organizatës rinore të PDK-së, ka shkruar në rrjetin social për vlerën e Rinisë Demokratike.

Rinia Demokratike e Kosovës është shtylla e fuqishme e Partisë Demokratike të Kosovës, është katalizator i proceseve demokratike, ideve progresive dhe garant i realizimit të vizionit dhe misionit të PDK-së për një rini me të ardhme më të mirë dhe më të ndritur në vendin e tyre dhe tokën e tyre, ka shkruar dr. Bislimi. Ai ka ftuar të rinjtë, t’i bashkohen Rinisë Demokratike të Kosovës drejt një të ardhme të shkëlqyer. “Ftoj të gjithë të rejat dhe të rinjtë e Kosovës të na bashkohen në rrugëtimin tonë të shenjtë dhe të përbashkët drejt një të ardhme të shkelqyer për gjeneratat tona dhe ato që vijnë pas nesh”, ka shkruar dr. Donjet Bislimi.

Postimi i plotë i dr. Donjet Bislimit: Të dashur aktivistë, të Rinisë Demokratike të Kosovës Sot shënojmë 22 vjetorin e RDK-së. 22 vjetorin e organizatës më të avancuar rinore e cila sherbeu si shkollë, akademi e shumë gjeneratave liderësh të shumë fushave, burrështetasve dhe grave lidere që treguan performancë të lartë menaxheriale, patriotizëm të pashoq dhe lanë gjurmë në historinë moderne të Kosovës.

Në 22 vjetët e funksionimit të RDK-së, Kosova kaloj nëpër shumë etapa, sfida dhe suksese, në të cilat etapa RDK dhe aktivistet e saj ishin gjithmonë në krye të detyrës. Se çfarë vlere kanë gjeneratat e Rinisë Demokratike tregohet sot më së miri me lidershipin më të ri të PDK-së, kryetarin, kryesinë e saj dhe të gjitha degët e saj, se cfar roli, kontributdhënje dhe vlera përfaqësojnë antarët e RDK-së u deshmua në zgjedhjet e fundit lokale dhe po dëshmohet cdo ditë me punën, përkushtimin dhe shembullin qe japin si të rinjë me detyra konkrete në vendimarrje lokale dhe përfaqësim qytetar.

Të dashur miq, Rinia Demokratike e Kosovës është shtylla e fuqishme e Partisë Demokratike të Kosovës, është katalizator i proceseve demokratike, ideve progresive dhe garant i realizimit të vizionit dhe misionit të PDK-së për një rini me të ardhme më të mirë dhe më të ndritur në vendin e tyre dhe tokën e tyre.

Ftoj të gjithë të rejat dhe të rinjtë e Kosovës të na bashkohen në rrugëtimin tonë të shenjtë dhe të përbashkët drejt një të ardhme të shkelqyer për gjeneratat tona dhe ato që vijnë pas nesh. Të dashur anëtarë të RDK-së, këtë vit nuk patëm mundësi të takohemi dhe të festojmë së bashku si gjithmonë, por më lejoni që nga zemra të ju shpreh urimet më të përzemërta, të ju inkurajoj të mos e ndalni kurrë punën e mirë dhe bashkë të realizojmë vizionin e liderëve tanë që nuk gjenden sot në mesin tonë.

Paqi shëndet dhe Zoti ju bekoft.