IKSHPK: Mbrojeni veten nga informacioni i rremë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar në Facebook disa informata rreth asaj se si duhet pasur kujdes që të mos biem pre e lajmeve të rreme rreth vaksinave antiCOVID dhe në përgjithësi çështjeve që lidhen me COVID-19.

IKSHPK sugjeron që të kihet kujdes sidomos në rrjete sociale dhe të klasifikohet se cili lajm është i besueshëm dhe të dimë t’u ikim dezinformatave.