Futbollisti befason trajnerin serb: Idhulli im është Granit Xhaka

Afati kalimtar po mbyllet dhe klubet po bëjnë maksimumin për të mbyllur boshllëqet e fundit në skuadër.

Bologna është ndër ato ekipe aktive në Serie A, ku ka prezantuar dhe blerjen më të re, zviceranin Michel Aebischer.

Në konferencën për shtyp 25-vjeçari  u shpreh i lumtur për këtë transferim, por foli dhe për idhullin e tij.

“Idhulli im është Granit Xhaka. E adhuroj, ai është një lojtar nga i cili inspirohem sepse luan për përfaqësuesen time”, tha Aebischer në konferencë për media.

Kujtojmë se Bologna udhëheqet nga trajneri serb, Sinisa Mihajloviq dhe bën gara në Serie A.