Edhe një sindikatë kërkon miratimin e Ligjit të pagave

Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore Prishtinë i ka drejtuar institucioneve disa kërkesa dhe ka kërkuar realizimin e tyre.

Shoqata ka kërkuar që të aprovohet ligji i veçantë për Administratën e gjykatave dhe prokurorive, me Ligjin e ri për Paga, gjyqësor ta ketë pavarësinë buxhetore dhe rregullimin e pagave me ligj.

Kërkesat:
Të aprovohet Ligji i veçantë për Administratën e gjykatave dhe prokurorive, duke u bazuar në nenin 2 pika 8 të Projektligjit për Plotësim dhe Ndryshim të Ligjit 06/L-114 për Zyrtarët Publik.

– Me Ligjin e ri për Paga, gjyqësori si shtylla e tretë e pushtetit ta ketë pavarësinë e plotë organizative funksionale e buxhetore të garantuar me Kushtetutë.

3- Rregullimin e pagave me ligj, respektivisht për ofrimin e pagës së punëtorëve të administratës në raport me pagën e gjyqtarëve si dhe pagesat e kujdestarive të zyrtarëve ligjor mos të jenë diskriminuese në raport me gjyqtar.

Ndërsa, si kërkesa unifikuese për të gjitha sindikatat dhe shoqatat sindikale, janë përmendur: Ligji mbi Pagat; Aprovimi i ligjit për sigurime shëndetësore; aprovimi i ligjit për sigurim pensional.