Ambasada amerikane përzgjedh një deklaratë të fuqishme të ambasadorit Hovenier nga intervista e tij

Ambasada amerikane ka postuar në faqen e saj në Facebook pjesën ku Hovenier ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran edhe pse dikush mund ta kontestojë realiteti dhe faktet flasin vet.

“Kosova është një shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kontestojnë atë, por kjo është çfarë është. Kosova është shtet sovran. Dhe, njerëzit mund të argumentojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren flasin vetë”, thuhet në postimin e ambasadës.