Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se deputetët e shumicës nuk duht të ikin nga përgjegjësia lidhur me çështjen aktuale me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Pas deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së, edhe ata të AAK-së kanë lëshuar seancën pas dështimit të votimit të propozim rezolutës për ngritjen e çmimit të energjisë.
Deklarata:
“Ne si grup parlamentar do të ju lirojmë sot, nëse mundeni me vazhdu e i keni numrat vazhdoni, mirëpo thërras të ulemi, të bëhet një konsensus nacional në të kundërtën ja pafshi qyken e hajrit ngritjes së çmimit të energjisë ju si qeveri” ka thënë Tahiri.