Mbi 4 mijë raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 4 mijë e 397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Këto rezultate kanë dalur nga 16 mijë 307 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënaur asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333. Në total numri i rasteve aktive është 25.458.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës. Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 65.147 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.