Artisti i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, është bërë baba për herë të parë.
Lajmi u bë i ditur nga partnerja e tij, Selvije Jao, në një postim të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Siç tregon në video, ata u bënë prindër të një djali të quajtur, Roel, më 19 janar 2022, gjersa momentin e lumtur e kanë dokumentuar në një përmbledhje të shkurtër.
Postimi i plotë i Jaos:
“19.01.2022 ROELI na gezoj me ardhjen e tij ne jete. Faleminderit Allahu i Madheruar. Shume dashuri,shume lote,shume gjera na ndodhen per gjate ketyre 9 muajve. Uroj me gjithe shpirt qe cdo prinde ta perjetoj ndjesine e te pasurit nje femije.
Falenderim te vecant shkon per One Hospital MK qe per gjate 9 muajve me kane qendruar afer ne cdo aspekt sidomos tani ne lindje aq mbeshtetje,aq dashuri aq profesionalizem qe kishen sa qe me kane lene pa fjale pa koment po vec me mendime pozitive dhe me gjithcka te mire nga pas.