Masat anti-COVID të prezantuara nga Qeveria e Kosovës javën e kaluar, nuk do të rishikohen deri në muajin shkurt, ka thënë sot Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.
Në një deklarim për Radio Televizionin e Kosovës, Hoti tha se masat pritet të rishikohen nga Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë muajin e ardhshëm.
Masat e reja të qeverisë kufizuan lëvizjen e lirë të njerëzve nga ora 22:00 deri në 05:00, si dhe kushtëzuan hyrjen në territorin e Kosovës me tri doza të vaksinave për shtetasit e huaj, përfshirë ato të rajonit.
Ndërkaq, pas reagimeve të shteteve fqinje lidhur me masën e vendosur për të hyrë në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Lafiti ka sqaruar të hënën se me masat e reja për parandalim të përhapjes së COVID-19 kurrë nuk kanë kërkuar dhe asnjëherë nuk kanë qenë të domosdoshme tri dozat e vaksinës anti-COVID.
Sipas tij kjo masë lehtë mund të largohet pasi asnjëherë nuk ka qenë.
Latifi ka treguar se në Kosovë mund të hyjnë lehtësisht qytetarët qe kanë dy doza të vaksinës anti-COVID por që gjithsesi nevojitet edhe testi PCR-negativ.