Cardi B ka fituar një padi prej një milion dollarësh për shpifje nga YouTuber-ja, LaTasha Kebe – e njohur si Tasha K, mbi akuzat e thashethemeve kundër reperes.
Sipas Billboard, një juri e Gjeorgjisë i dha Cardi-t 1.25 milionë dollarë dëmshpërblim pas dy javësh diskutimi, duke dënuar gjithashtu Kebe për një ‘fushatë keqdashëse’ për të dëmtuar reputacionin e yllit të muzikës.
Vendimi i së hënës në total potencialisht mund të përfundojë më i lartë. Procedurat do të nisin të martën për të vendosur nëse Kebe i detyrohet dëme shtesë ndëshkuese ose nëse ajo duhet të rimbursojë shpenzimet ligjore të Cardi B.
Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, paditi Kebe në vitin 2019 për dhjetëra video që përmbanin pretendime tronditëse për reperin. Një video e cituar në padi përfshin një deklaratë se ajo kishte qenë një prostitute, kishte tradhtuar burrin e saj dhe se ajo kishte përdorur droga të forta.
“U ndjeva e mundur dhe e dëshpëruar dhe nuk doja të flija me burrin tim”, shtoi reperja, gjendje e cila i shkaktoi lodhjen, humbjen e peshës, migrenën dhe ankthin. Vetëm një person i keq mund ta bëjë këtë”, thuhet se tha Cardi, në deklaratën e saj para gjyqtarëve.