Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Veç kësaj seance, Kuvendi mban edhe dy të tjera gjatë javës.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë njoftoi se do të ketë seancë edhe të mërkurën për vazhdimin e pikave të rendit të ditës dhe një tjetër të enjten e thirrur nga Opozita, për menaxhimin e pandemisë.