Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me ekipin e tij, zhvilluan sot një takim koordinues me përfaqësuesit e Manifestës në krye me Drejtoreshën Hedwig Fijen, lidhur me Bienalen Nomade Evropiane “Manifesta 2022”, që këtë vit do të mbahet në Prishtinë.
Në takim, u diskutua gjerësisht për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta lidhur me hapësirat publike për ekspozim dhe intervenim, për programin “Manifesta 2022”, si dhe për harmonizimin e projekteve të Manifestës me planet afatgjata të Komunës së Prishtinës.
Takimi ishte i frytshëm dhe shumë domethënës, pikërisht për faktin se intervenimet që do të sjellë “Manifesta 2022”përmes programit të saj, do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës kulturore e arkitektonike të kryeqytetit tonë.