Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi kanë vizituar sot kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.
Në takim bëhet e ditur se u diksutua për çështjen e adresimit të pandemisë COVID-19, pas rritjes së numrit të rasteve.
“Prandaj biseduam për koordinimin dhe mënyrën më efektive dhe efikase se si ta adresojmë këtë çështje në mënyrë që t’i zvogëlojnë pasojat për të gjithë qytetarët. Ju informoj se e kemi formuar një shtab emergjent dhe shtabi emergjent nesër ose masnesër do të mbajë takime, ku pastaj do të vazhdojë edhe me modalietet e tjera teknike rreth çështjes që biseduam adresimin sa më të suksesshëm të pandemisë.” tha kryetari Totaj.
Kurse ministri Latifi deklaroi se në Prizren e ndjen veten si në shtëpinë e tij. Kurse takimin me drejtorët e komunës së Prizrenit e quajti shumë produktiv.
“Unë thash edhe në takim se të gjitha masat që Qeveria e Kosovës i ka marrë janë në balancim të masave e që duhet me i marrë në krahasim me gjendjen që kemi në Kosovë me COVID-19. Ndonëse numrat janë rritë, kemi parë dje 3 mijë të sëmurë të ri dhe është e mundur që kjo të vazhdojë edhe disa ditë. Megjithatë gjendja në Kosovë me COVID-19 është gjendja më e mirë në rajon dhe Evropë, por assesi nuk duhet të shlirohemi dhe ti neglizhojmë masat”, ka thënë Latifi.
Tutje ai tha se nuk e detyrojnë askënd të vijë në Kosovë dhe t’i ketë tre vaksina, por nëse i ka dy duhet test dhe se nuk jemi vendi i parë në botë që e ka këtë kërkesë.