Një person është lënduar në vendin e tij të punës në Prishtinë.
Raportohet se ai ka rënë nga skelet derisa ishte duke punuar, ndërsa është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin ka arrestuar pronarin, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.