Presidenti Agim Ademi i cili ndodhet për vizitë disaditore në Evropë, sonte është takuar dhe ka darkuar me dy futbollistët e Kombëtares, Atdhe Nuhiun dhe Hekuran Kryeziun. Gjatë kësaj darke u diskutuan planet e FFK-së sa i përket ekipit kombëtar. Nuhiu dhe Kryeziu e falënderuan presidentin Ademi për gjithçka që ka bërë për ta dhe kushtet e krijuara në ekipin kombëtar. Po ashtu, ata shprehën shpresën se presidenti Ademi do ta angazhojë trajnerin e duhur që do t’i prijë Dardanëve në të ardhmen. Kryeziu bëri me dije se është afër angazhimit të tij në Turqi, derisa Nuhiu pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv mund të bëhet pjesë e stafit të Kombëtares.
Latest article
Mbështetja e plotë për Agim Ademin dhe rizgjedhjen e tij kreytar të FFK nga...
Si që është paraparë me 5 shkurt 2026 delegatët e Federatës të Futbollit të Kosovës në kuvendin e ri zgjedhor sipar rregullores dhe statutit...
UKSHFZ mbështet fuqishëm kandidaturën e Agim Ademit për një mandat të ri në krye...
Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ), përmes një komunikate zyrtare, ka konfirmuar mbështetjen e plotë për kryetarin aktual të Federatës së...
Kualifikimet, vlera milionëshe dhe ëndrra Botëror – Ademi flet për vitin e artë të...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë të gjerë për KosovaPress ka folur për vitin 2025 si një nga...












