Ajo ka shijuar një pushim romantik me Pete Davidson për të nisur Vitin e Ri në Ishujt Bahamas.
Dhe Kim Kardashian u kthye në punë të martën ndërsa ishte në një vend tropikal duke realizuar një fotosesion, për linjën e saj të rrobave të banjës, SKIMS, shkruan DailyMail
Sipërmarrësja 41-vjeçare shfaqi linjat e saj të famshme të trupit, e veshur me një bluzë të kaltër, gjersa në pjesën e poshtme kishte vetëm të brendshmet.
Kim ka pozuar për fotosesionin teksa ka dalë si një sirenë nga ujërat blu, me figurën e saj të pabesueshme të trupit, të theksuar në mënyrë perfekte nga bikinit dypjesëshe.
Nëna e katër fëmijëve nxori në pah pjesën e saj të sheshtë të mesit, si dhe ijet e saj të lakuara, duke i shtuar shkëlqim pamjes së saj.
Zeshkanja mahnitëse i la flokët e saj të gjata të lagura në valë të lirshme rreth saj, teksa kishte vënë një makijazh të lehtë, duke nxjerrë në pah tiparet e saj ekzotike.
Kim doli nga oqeani për disa fotografi, si dhe u pa duke pozuar në të me fotografin gjithashtu pjesërisht të dalë në ujë; ajo u pa duke u kthyer në një karrocë golfi pas përfundimit të fotografive.
Kim ka publikuar imazhe të saj me bikini gjatë gjithë muajit nga udhëtimi i saj në Bahamas, edhe pse nuk dihet nëse rrobat janë të markës së saj.
Në gusht, Kim me sa duket konfirmoi se po zgjeron linjën e saj jashtëzakonisht të suksesshme, “Skims”