“Kamishi” përplaset me Haxhiun, ndërhyn Konjufca: A mundesh me ma lanë të qetë deputetin?

Ka nisur me polemika seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, mori fjalën dhe nisi të kritikojë qeverinë Kurti për premtimet e papërmbushura dhe rritjen e çmimeve në vend.

Në ato momente, atij i ndërhyu edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjë që shkaktoi nervozizëm tek Haxhiu.

Ky i fundit, iu drejtua ministres duke i thënë të jetë më e kulturuar.

E kjo situatë shkaktoi reagimin e Konjufcës.

“Zonja ministre a munesh me ma lanë deputetin të qetë?”, tha Konjufca.