Gjilan: Nën kërcënim të thikës, personi grabit 600 euro

Një person ka bërë grabitje të të hollave prej 600 eurosh, nën kërcënim me thikë ndaj një punonjëse në Gjilan.

Pas grabitjes që ndodhi mbrëmjen e së enjtes, viktima femër raportoi rastin në polici.

Rasti po hetohet nga njësitë policore.